VIDEO / I fiksuar pas makinave, Ibra jep spektakël me Ferrari bashkë me Leklerk dhe Sainz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 20:06

VIDEO / I fiksuar pas makinave, Ibra jep spektakël me Ferrari bashkë me Leklerk dhe Sainz

Zlatan Ibrahimoviç ka një pasion të veçantë për makinat sportive e sidomos për ato Ferrari. Ndaj edhe skuderia italiane ka vendosur që t’i bëjë një surprizë suedezit, duke e ftuar një ditë në pistën e saj të Fioranos, për të bërë provë një makinë të re.

ibra

Atje, Ibra ka provuar modelin e ri Ferrari 296 GTB më motor V6, duke treguar të gjithë aftësitë që ka edhe si një pilot.

Por ai nuk ishte i vetëm, pasi përkrah tij, në xhirot më pistën legjendare të Maranelos, ishin edhe dy pilotët e Formula 1, Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz, të cilët i kanë treguar atij si është të nisësh në të vërtetë një makinë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"