VIDEO/ I drejtë vendimi për anulimin e penalltisë së Interit, por Milanit ia kursyen një të kuq. Ja moviola e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 19:00

VIDEO/ I drejtë vendimi për anulimin e penalltisë së Interit, por Milanit ia kursyen një të kuq. Ja moviola e derbit

Milani mposhti Interin në derbi me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku nuk munguan as polemikat në lidhje me gjykimin.

bandicam 2020-10-17 19-36-31-169

Minuta e 74’, Lukaku ka topin, por pas një kontakti me portierin Donaruma, belgu bie në tokë. Gjyqtari Mariani nuk ka dyshime, dhe akordon menjëherë penallti. Megjithatë me ndërhyrjen e VAR ku ndodhej Irrati, gjithçka anulohet, për shkak se gjatë marrjes së topit Lukaku ishte në pozicion jashtë loje.

Kjaer pas një dueli me Eriksen, në mënyrë rastësore e dërgon topin të sulmuesi i Interit, i cili ndodhet në pozicion jashtë loje. Nuk do të akordohej pozicion jashtë loje, vetëm nëse Kjaer e dërgonte topin qëllimisht në drejtim të pozicionin ku ndodhej Lukaku. Anulimi i penalltisë ishte i drejtë. E saktë ishte edhe penalltia e Kolarov ndaj Ibrës, me mbrojtësin serb që nuk tregohet i kujdesshëm dhe shkakton faull në zonë.

Megjithatë Milani mund të kishte mbetur me 10 lojtarë në minutën e 56’, kur Kesi bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Hakimit, ku duhej të ndëshkohej me ët verdhë, i cili do të ishte i dyti.

Gjithashtu edhe në minutën e 36′, arbitri injoron një mbajtje të dukshme me dorë të Kjaer ndaj Lautaros, mbi vijën e 16 metrave, duke lënë lojën të vijojë. Sulmuesi argjentinas u rrotullua dhe u nis drejt zonës, por u mbajt nga danezi, që jo vetëm bëri faull, por rrezikoi edhe ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"