VIDEO/ I dorëzuar kur sapo ka nisur sezoni, shikoni dëshpërimin e Luis Hemiltonit në përfundim të garës së Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2022 | 16:48

VIDEO/ I dorëzuar kur sapo ka nisur sezoni, shikoni dëshpërimin e Luis Hemiltonit në përfundim të garës së Formula 1

Në garën e dytë të sezonit në Formula 1 që u zhvillua në Xhedah,  Luis Hemilton u nis nga vendi i 16 dhe përfundoi në të 10. Një rezultat jo i mirë duke marrë në konsideratë karrierën dhe prestigjin që ka britaniku.

hem

Një video e 37 në fundin e garës ka bërë namin nëpër rrjetet sociale. Hemilton duket i mbështetur në mur dhe i dorëzuar sikur kjo ishte gara e fundit e sezonit. Megjithatë gjithçka sapo ka nisur, por mesa duket deklaratat e pilotit në fillim të sezonit për gjendje e skuderisë së Mercedezit paskan qenë të vërteta.

Ai kishte thënë se ekipi nuk është gati që të dalë kampion.


LEXO EDHE:
 Nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të, Hemilton i dorëzuar: Edhe 1 pikë duket sukses

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"