VIDEO / I dha fitoren Romës, adoleshenti vrapoi në pankinë t’i kujtonte Murinjos premtimin: Do ia blej nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 23:58

VIDEO / I dha fitoren Romës, adoleshenti vrapoi në pankinë t’i kujtonte Murinjos premtimin: Do ia blej nesër

Feliks Afena-Gian ishte heroi i takimit të sotëm për Romën, pasi me dy golat e tij në minutat e fundit i dha suksesin skuadrës ndaj Xhenoas. Kjo ishte padyshim një natë për t’u kujtuar gjithmonë nga djaloshi, i cili u bë lojtari i parë i datëlindjes 2003 i cili shënonte në Serinë A.

dddddddd

Ajo që u ra në sy të gjithëve ishte festimi i golit, pasi ai vrapoi drejt pankinës dhe përqafoi Zhoze Murinjon. Një episod të cilin e ka shpjeguar vetë tekniku portugez në intervistën pas ndeshjes.

“I kisha premtuar një palë këpucë shumë të shtrenjta, prej 800 eurosh, nëse do të bënte mirë. Ndaj erdhi në pankinë që të sigurohej që nuk e kisha harruar. Nesër do të më duhet të dal t’i blej këpucët që në mëngjes”, ishin fjalët e Murinjos duke treguar këtë episod të veçantë dhe premtimin që i kishte bërë sulmuesit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"