VIDEO/ “I cmenduri” Diego Kosta, gol dhe karton të kuq brenda një minute

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 14:39

VIDEO/ “I cmenduri” Diego Kosta, gol dhe karton të kuq brenda një minute

Diego Kosta i bën të gjitha në debutimin e tij me Atletikon në kampionat. Sulmuesi po luan ndeshjen e tij të parë pas rikthimit dhe ai ka shënuar gol, ka marrë gjithashtu karton të verdhë dhe të kuq.

diego kosta

Pas kartonit të verdhë të marrë në minutën  e 62-të, Diego Kosta shënon golin e dytë të ndeshjes për Atletikon,6 minuta më vonë. Pas golit ai vendos të shkojë edhe ta festojë me tifozët, gjë që nuk u pranua nga arbitri, i cili e ndëshkoi me të kuq.

diego kosta

Mesa duket me rikthimin e Diego Kostës në Madrid, do të kemi shumë episode të tilla, pasi ai njihet për veprimet e tij shpërthyese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"