VIDEO/ I çmendur pas Ronaldos, gazetari bën imazhin e tij në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 11:15

VIDEO/ I çmendur pas Ronaldos, gazetari bën imazhin e tij në kokë

Një gazetar i ‘Win Sports’ Eduardo Luis prej disa ditësh mban imazhin e fytyrës së Kristiano Ronaldos në kokë. Ai u dorëzua në duart e parukierit kolumbian, që preu flokët e ekipit të Shteteve të Bashkuara në Katar, tashmë i kthyer në vendin e tij pasi ekipi amerikan humbi.

Collage Maker-09-Dec-2022-11.05-AM

“Unë jam një fans i madh i Kristianos, për shkak të mënyrës se si ai luan dhe si e sheh botën. Ndihem shumë i identifikuar me mënyrën se si i shikon ai gjërat. Nuk është se jam një tifoz i çmendur, nuk do t’i bëja njerëzit të largohen”, thotë gazetari.

Eduardo thekson se shfaqja e Kristianos është pjesë e spektaklit, që programi i tij ka bërë rreth debatit se kush është më i miri, portugezi apo Mesi.

“Ne bëjmë disa gjëra të çmendura. Tani nuk është e qartë shumë se është imazhi i Kristianos, sepse kanë kaluar ditë dhe flokët janë rritur… Është bërë nga një berber kolumbian që punon për ekipin e Shteteve të Bashkuara. U deshën rreth tre orë, respekti im për të. Ai udhëton me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"