VIDEO/ I bërtiti te veshi, shikoni si Van Dajku trembi sulmuesin e Evertonit dhe shpëtoi golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:30

VIDEO/ I bërtiti te veshi, shikoni si Van Dajku trembi sulmuesin e Evertonit dhe shpëtoi golin

Liverpuli mposhti me rezultatin 5-2 Evertonin në derbi ditën e djeshme, duke vazhduar i qetë në krye të tabelës.Shaqiri

Megjithatë një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes, ka filluar të bëjë xhiron e botës. Në minutën e 86’, mbrojtësi Van Dajk hutoi kundërshtarin e tij në një mënyrë të veçantë duke shpëtuar një gol.

Moise Ken ishte përballë portierit Adrian dhe po shikonte portën për të gjuajtur topin. Van Dajk i cili ndodhej pas tij, i bërtiti sulmuesit italian me një zë të lartë, duke e hutuar atë.keanvandjikss

Pikërisht pas këtij momenti Ken u hutua, dhe nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë, i cili do ta çonte rezultatin në 4-3. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme, me episodin që ka filluar të bëjë xhiron e internetit:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"