VIDEO/ I bën të gjithë të harrojnë kartonin e kuq, Muriqi shënon dhe fiton derbin e Stambollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 20:15

VIDEO/ I bën të gjithë të harrojnë kartonin e kuq, Muriqi shënon dhe fiton derbin e Stambollit

Nuk kishte si të mungonte dhe kontributi i sulmuesit të spikatur të Kosovës Vedat Muriqi në triumfin e radhës së Fenerbahçes kundër Bashakshehirit.

Capture

24-vjeçari vulosi triumfin e verdhezinjve në derbin e Stambollit duke goditur saktë topin e dhënë nga shoku i skuadrës Geri Rodriges.

Ky është goli i 12 në kampionatin turk për Muriqi dhe i 17 sezonal. Falë paraqitjeve të tij, Totenhemi po bën të pamundurën për ta sjellë në Londër bomberin e Kosovës duke tentuar të ofrojë më tepër se 24 milionë €.
Kujtojmë që javën e kaluar, ai u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Gazientepes në kampionat duke humbur takimin e mesjavës në kampionat kundër Kaizersporit. Mediat e kritikuan Muriqin se u ndëshkua qëllimisht në mënyrë që të ishte gati për ndeshjen e vështirë kundër Bashakshehirit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"