VIDEO/ Hysaj protagonist me gol, Lacio mposht mes vuajtjesh Kremonezen dhe parakalon në renditje Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 20:13

VIDEO/ Hysaj protagonist me gol, Lacio mposht mes vuajtjesh Kremonezen dhe parakalon në renditje Interin

Lacio e Hysajt ka arritur të marrë një fitore mes vuajtjesh duke mposhtur Kremonezen në “Olimpico” me rezultatin 3-2 në javën e parafundit të Serisë A.

Hysaj 

Kryeqytetasit e trajnerit Sarri e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar të parët në avantazh. Elseid Hysaj prishi ekuilibrat e këtij takimi duke shënuar golin e parë në këtë kampionat.  Loja e mirë e Lacios u shpërblye sërish në pjesën e parë nga Sergej Milinkovic-Savic që dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0 në pjesën e parë. 

Në pjesën e dytë, Kremoneze tregoi krejtësisht një fytyrë tjetër përballë vendasve duke shënuar 2 gola. Fillimisht ishte Galdames që ngushtoi diferencat dhe më pas një autogol i Laxarit i dha barazimin miqve për vetëm 4 minuta. 

Përgjigja e fundit e vendasve erdhi në fundin e takimit. Ishte sërish serbi Milinkovic-Saviç që arriti të shënojë për Lacion dhe kësaj radhe i dha triumfin skuadrës së tij. 

renditjaaaa

Me këtë triumf, Lacio ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit të Serie A me 71 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Interi i një vendi më poshtë. Nga ana tjetër, Kremonese mbetet në vendin e parafundit të kampionatit italian duke prerë prej dy javësh biletën për në Serinë B.  

VIDEO E GOLAVE: KLIKO KËTU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"