VIDEO/ Hysaj dëmtim horror, Napoli nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Torinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 20:03

VIDEO/ Hysaj dëmtim horror, Napoli nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Torinos

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Torinos.

torino napoli

Nga minuta e parë për këtë sezon, e nisi për herë të parë shqiptari Elseid Hysaj, por sfida përfundoi që në minutën e 34-t për shkodranin. Ai pësoi një dëmtim horror, teksa u rrëzua me kokë, dhe la fushën e lojës.

Sulmi i Ançelotit nuk arriti që të shënonte qoftë edhe një gol, por ndërkohë tentativat nuk munguan as nga Beloti me shokë. Gjithsesi, në fund Torino dhe Napoli ndanë pikët, e tani nnapoletanët e gjejnë veten në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt, ndërsa vetëm vendi i 9-të me 10 pikë për Torinon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"