VIDEO/ Hysaj bën “bomberin”, kapiteni i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës pas ftesës nga Silvinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 21:11

VIDEO/ Hysaj bën “bomberin”, kapiteni i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës pas ftesës nga Silvinjo

Elseid Hysaj është bërë protagonist me Lacion kundër Kremonezes në Serinë A, duke gjetur rrjetën në minutën e 4’ të takimit.

bandicam 2023-05-28 18-06-02-422

Pas një kombinimi mjaft të bukur me Çiro Imobilen, kapiteni i Kombëtares del i vetëm përpara portës dhe nuk gabon, duke çuar në festë “Olimpicon”.

Ky gol vjen fill pas ftesës që Silvinjo i bëri Hysajt për në Kombëtare, për dy sfidat e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"