VIDEO/ Hyri në fushë të takonte Ronaldon, siguria nxjerr jashtë fushe tifozin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 9:32

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Liga e Kampioneve Video

VIDEO/ Hyri në fushë të takonte Ronaldon, siguria nxjerr jashtë fushe tifozin

Kristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje. Kjo erdhi dhe si rrjedhojë e lojës aspak të mirë që Juventusi bëri.

lion fans

Pak fantazi dhe shumë pak gjallëri bën që Ronaldo të ishte në hije. Drejt fundit të takimit nervat u shtuan për bardhezinjtë, teksa Ronaldo u rrëzua në zonë dhe kërkoi një penallti, por që arbitri nuk e akordoi.

Më pas në minutat shtesë, në fushën e lojës hyri dhe një tifoz që donte të takonte portugezin, i cili ka reaguar për ta larguar.

Tifozi i është ulur në gjunjë yllit portugez, teksa është kapur nga siguria dhe është tërhequr jashtë fushës së blertë.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com