VIDEO/ Humbje turpëruese, Marsejën e eliminon nga kupa ekipi i kategorisë së katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 23:48

VIDEO/ Humbje turpëruese, Marsejën e eliminon nga kupa ekipi i kategorisë së katërt

Marseja është eliminuar nga kupa e Francës teksa është munduar me rezultatin 2-1 nga Kanet Rusilon, ekip ky që luan në ligën e katërt.

MARSEJA

Humbje turpëruese kjo për skuadrën e Sampaolit, të cilët nuk është se po kalojnë një moment të mirë, pasi dhe në kampionat janë të vendosur në mesin e tabelës duke qenë kështu larg pretendimeve për kupat e Europës.

Për Marsejën realizoi Milik, ndërsa për Kanet Rusilon realizuan Posteraro dhe Bai. Kjo disfatë pritet të lerë pasoja në klubin e madh francez në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"