Video/ Humbje në transfertë ndaj moldavëve, Vllazninë e mban në lojë penalltia e Pusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 20:08

Video/ Humbje në transfertë ndaj moldavëve, Vllazninë e mban në lojë penalltia e Pusit

Vllaznia U19 u mund në transfertë ndaj moldavëve të Zimbru Kishinjev me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të të rinjve.

Vllaznia

Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Luan Zmijani e pa veten në disavantazh në minutën e 23, ku sulmuesi Stina lëshoji një predhë nga distanca duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portierit Qarri. Kuqeblutë u munduan të reagonin duke krijuar disa raste të pastra shënimi por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Vllaznia

Me kalimin e minutave vu re një lodhje nga ana e futbollistëve të Vllaznisë të cilët e lëshuan disi lojën. Një gabim në qendër të mbrojtjes në minutën e 77-të i dha mundësi Dontus të shënojë dhe golin e dytë. Tre minuta më vonë, Zimbru trefishoi rezultatin. Për të mbajtur gjallë shpresat e Vllaznisë për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit mendoi sulmuesi Pusi i cili goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Zimbru

Takimi i kthimit do të zhvillohet në datën 18 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vllaznisë i duhet një fitore me rezultat 2-0 për të vijuar më tej aventurën në Ligën e Kampionëve për të rinjtë.

Zimbru U19 – Vllaznia U19 3-1

Shënues: Stina 23′, Dontu 77′, Iurasko 80′ / Pusi 86′ 11(m)

Zimbru U19: Popoviç, Ipara, Çiska, Fortuna, Dontu, Nagorni, Skoarta, Miraç, Bogaçiuç, Iurasko, Stina

Vllaznia U19: Qarri, Lekaj, Hysenaj, Shima, Miloti, Smajli, Rahova, Pusi, Brahimi, Fikaj

Gjyqtar: Zaven Hovanisian (Armeni)

Goli i Vllaznisë me autor Belajdi Pusin në minutën e 86-të falë një 11 metërshi. 

 

Goli i tretë i skuadrës së Zimbrusë me autor Iuaraskon në minutën e 80-të.

Goli i dytë i shënuar nga Dontu në minutën e 77.

 

Në minutë e 23-të moldavët e Zimbru kanë kaluar në avantazh falë golit të Stinës, i cili me një gjuajte spektakolare nga 30 metra e ka dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portierit Qarri. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"