VIDEO/ Humbje në miqësore, Interin e mund… Ermir Lenjani. Zikaltërve i dëmtohet “ninxha”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 20:49

VIDEO/ Humbje në miqësore, Interin e mund… Ermir Lenjani. Zikaltërve i dëmtohet “ninxha”

Interi u mposht këtë pasdite në një miqësore që zhvilloi me ekipin zviceran të Sionit. Ekipi i Spaletit doli i humbur me shifrat 2-0, ku golat u shënuan nga një për çdo pjesë. Neitzke në të 27-tën, dhe Baltazar në të 70-tën, ishin autorët e golave.

diafj7swaaepavg_1531939059-248743

Në fushë për zviceranët ishte edhe Ermir Lenjani, i cili u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë. Ndërkohë, kjo ishte miqësorja e dytë për Interin, pas asaj ndaj Luganos, të cilën e fitoi me shifrat 0-3. Në këtë takim, lajm tjetër i keq për Interin ishte edhe dëmtimi i Naingolan, i cili pas një problemi muskulor, iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 24-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"