VIDEO/ Humbje me përmbysje, PSG-ja e Poçetinos zhgënjen në kampionat. Ja rezultatet e Ligue 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 17:43

VIDEO/ Humbje me përmbysje, PSG-ja e Poçetinos zhgënjen në kampionat. Ja rezultatet e Ligue 1

Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 22 të Ligue 1 franceze.

psg

PSG humbet me përmbysje nga Lorio e cila renditet në zonën Play-Out. Skuadra e Mauricio Poçetinos ka pësuar këtë disfatë në frymën e fundit duke humbur me rezultatin 3-2 në stadiumin “Stade du Moustoir”.

Ishte Lorio ajo që shënoi e para në këtë sfidë me Abergel në minutën e 36′, më pas ishte Nejmar i cili shndërroi në gol dy 11-metërsha, një në minutën e 45′ dhe më pas në 58′.

Përmbysja nisi në dhjetë minutat e fundit, ku Visa në minutën e 80′ riktheu baraspeshën më pas përmbysja e madhe ndodhi në frymën e fundit, në minutën e 90+1′ me Mofin i cili realizoi golin e fitores.

Me këtë humbje skuadra pariziene renditet në vendin e tretë.

Në ndeshjet e tjera, Nisë është mposhtur në shtëpi ndaj Sont Etio me rezultatin 0-1.

Onzhe ka triumfuar 3-1 ndaj skuadrës së Nim.

Metz ka mposhtur në transfertë me rezultatin 2-4 skuadrën e Brestit.

Reims ka fituar në transfertë ndaj Strasburgut minimalisht 0-1.

REZULTATET E PËRFUNDUARA TË LIGUE 1 –

LORIO 3-2 PSG

Abergel 36′, Visa 80′, Mofi 90+1′ / Nejmar (p) 45′, (p) 58′

NISË 0-1 SONT ETIO

Abi 88′

ONZHE 3-1 NIM

Kapell 20′, Kulibali 35′, Dioni 55′ / Ripart (p) 41′

BREST 2-4 METZ

Honorat 33′, Kardona 47′  / Bulaja 36′, Sarr 73′, Jade 81′, Vagner 87′

STRASBURG 0-1 REIMS

Kutesa 80′

RENDITJA E LIGUE 1 –

ligue 1

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"