VIDEO/ Humbja me Tiranën nervozon Duron, trajneri i Kukësit injoron pyetjen për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 18:45

VIDEO/ Humbja me Tiranën nervozon Duron, trajneri i Kukësit injoron pyetjen për të ardhmen e tij

Humbja dramatike me Tiranën javën e kaluar ka krijuar një klimë zhgënjimi te Kukësi. Për herë të dytë radhazi verilindorët nuk mundën të mbronin fitoren duke falur në ndeshjet me Bylisin (1-1) dhe me Tiranën (1-2) 5 pikë, ç’ka u kushtuan nënkampionëve të Shqipërisë zbritjen në vendin e dytë.

Goli i Kukesit

Por, më tepër se rezultati zhgënjyes me bardheblutë, trajnerin Shpëtim Duro e kanë nervozuar aludimet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Kukësit nëse vazhdon kjo seri e rezultateve zhgënjyese. I pyetur pas humbjes me Tiranën nëse stoli i tij ndihet i kërcënuar, Duro injoroi pyetjen dhe u largua nga konferenca për gazetarët.

duro

Gazetari: Personalisht, ndihesh i rrezikuar për postin e trajnerit?
Duro: Hajde mirupafshim!

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici kërcënoi skuadrën se nëse nuk merr 9 pikë në 3 takimet e radhës në kampionat kundër Teutës, Vllaznisë dhe Skënderbeut, skuadra do të penalizohet.

Në këtë situatë, trajneri Duro duhet të karikojë ekipin pasi kampionati shqiptar ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Kukësi i var shpresat te Partizani, i cili përballet me Tiranën në derbi. Një humbje e bardhebluve dhe një fitore e Kukësit i kthen verilindorët në krye të klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"