VIDEO/ Humbja e parë për Pakult, Kamza leksion Kukësit në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 14:13

VIDEO/ Humbja e parë për Pakult, Kamza leksion Kukësit në shtëpi

Kukësi vazhdon serinë e rezultateve negative në shtëpi, teksa u mposht nga Kamza me rezultatin 0-1. Pavarësisht rasteve të shumta dhe lojës sulmuese, skuadra e Pakult nuk arriti të thyente tersin e rezultateve negative në shtëpi për këtë sezon.

 

Kale

Ishte Rezi, heroi i ndeshjes për kryeqytetasit, i cili me një goditje me kokë mposhti Koliçin, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Bakaj

Pak kësaj fitoreje, Kamza barazoi me pikë Kukësin, me nga 29 secila, duke ndarë vendin e 3-të dhe të 4-t.  Në sfidën e radhës, kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Partizanin, ndërsa Kamza e Ramadan Ndreut do të presë kryesuesit e Skënderbeut.

Kukësi-Kamza 0-1

Rezi 69′

MINUTË PAS MINUTE

Ka përfunduar takimi, Kukësi-Kamza 0-1. 

92′ Zëvendësim te Kamza, largohet Mehmeti në fushë Çukoviç.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Një tjetër mundësi për Kukësin, Guri gjuan nga jashtë zonës, topi devijohet dhe përfundon ngjitur me shtyllën.

81′ Shkodra provon me një gjuajtje nga jashtë zonë, topi përplaset në trupin e një futbollisti dhe përfundon në shtylle.

73′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Zderiç, në fushë Imami.

72′ Guri provon me një tjetër gjuajtje të dëshpëruar nga larg, por shumë larg kuadratit të Gjonikajt.

70′ Zëvendësim te Kamza, largohet Fili në fushën e lojë Raçiç.

69′ GOOOL Kamza 0-1. Rezi ka shënuar me kokë, pa krosimit të Frashërit, duke surprizuar të pranishmit në “Zeqir Ymeri”. 

67′ Sërisht rrezikshëm Kukësi, Kale hedh një top në zonë për Gurin, i cili gjuan me kokë, por sfera ka përfunduar në duart e Gjonikajt.

65′ Elis Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Fukuit.

62′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Ethemi në lojë Ebipi.

54′ Përfundon sfida për Shametin, i cili largohet nga fusha me një dorë të vendosur në allçi për ti lenë vendin Hoxhës.

47′ Braziliani Lelis ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Kukësi jep sinjalin e parë në pjesën e dytë Bakajt provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, fantastik Gjonikaj, i cili largon topin i cili po shkonte në trekëndësh, drejt goditjes së këndit.

Ka përfunduar pjesa e parë, Kukësi-Kamza 0-0.  

45′ Sinjalizohet 1 minutë shtesë.

43′ Fukui ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

43′ Kale provon me një gjuatje të fuqishme nga e majta, topi përfundon jashtë kuadratit.

38′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë pas goditjes së Sebino Plakut në lojë të ndaluar.

36′ Zëvendësim i detyruar për Kamzën, largohet Malaj në fushë Rezi.

34′ Hektor Idrizaj, ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyre të gabuar në mesfushë.

29′ Dzaria provon me një vertikalizim për Bakajn, por kupton gjithçka portieri Gjonikaj.

21′ Kërcënimi i parë i Kamzës, Fukui provon me një gjuajtje, topi përfundon në duart e portierit Koliçi.

19′ Një tjetër mundësi mjaft e mirë për Kukësin me Valon Ethemin, i cili në hyrje të zonës ka gjuajtur me të djathtën, por topi ka përfunduar fare pak mbi kuadrat.

17′ Shkodra harkon një top nga goditja e dënimit në zonë për Shametin, i cili nuk arrin të godasë portën.

10′ Përsëri Kukësi, Ethemi provon me një gjuajtje, por “fluturon” atje portieri i Kamzës, duke evituar një gol të sigurt.

9′ E pabesueshme çfarë humbet Elis Bakaj, vetëm 5 metra larg portës, ka bërë të pamundurën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

2′ Kukësi i afrohet golit me Kale, mesfushori braziliani ka gjuajtur nga brenda zonës, topi ka kaluar ngjitur me shtyllën pingule të Gjonikajt.

1′ Ka nisur takimi në “Zeqir Ymeri”. Kukësi menjëherë në sulm, kërkon golin e avantazhit.

KUKËSI: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Et’hemi, Shkodra, Dzaria, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Piter Pakult

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Imeri, Malaj, Mehmeti, Fukui, Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

GJYQTAR: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"