VIDEO/ Humbi jetën tragjikisht, gazetarja përlotet kur tregon historinë e veçantë me Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 17:48

VIDEO/ Humbi jetën tragjikisht, gazetarja përlotet kur tregon historinë e veçantë me Kobi Brajant

Lajmi për ndarjen nga jeta e Kobi Brajant në një aksident tragjik me helikopter ku së bashku me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare, i ka prekur të gjithë.brajant

Kjo e ka prekur jashtë mase shumë gazetaren e ESPN, Ele Dankan, e cila ka treguar edhe një histori të veçantë mes saj dhe legjendës së basketbollit.

Ajo tregon një moment kur e ka takuar për herë të parë Kobi Brajant dhe asokohe gazetarja ishte shtatëzënë.

Ndërkohë që ishte e përlotur gjatë transmetimit live, Dankan tregon se Brajant menjëherë sapo e pa atë bisedoi duke e pyetur për fëmijën që kishte në bark. DUNKAN BRAJANT

Ele tregon se ajo u afrua të bënte një foto me të dhe në bisedë e sipër ai i tregoi shumë për jetën e tij, duke dhënë se njëra nga vajzat do të ndiqte gjurmët e babait të tij për tu bërë basketbolliste.

Pikërisht këtë histori gazetarja e ka treguar live, teksa gjatë tregimit është përlotur, duke emocionuar edhe shumë njerëz të tjerë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"