VIDEO/ Humbën mundësinë të ngjiteshin në Kategorinë e Parë, Gramshi “denoncon” gjyqtarin e ndeshjes me Partizanin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 14:43

VIDEO/ Humbën mundësinë të ngjiteshin në Kategorinë e Parë, Gramshi “denoncon” gjyqtarin e ndeshjes me Partizanin B

Humbja e mundësisë për të vazhduar garën drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë djeg ende te Gramshit. Pas humbjes së ndeshjes së “play-off” me Partizanin B me rezultatin 3-1, klubi gramshiot pretendon se gjyqtari i takimit ka favorizuar me pa të drejtë të kuqtë duke i mohuar një penallti Gramshit në minutën e 32-ë të takimit.

Luzi-Gramshi

Pas një topi të gjatë të nisur nga portieri i Gramshit, futbollisti Klahos Zani del i vetëm përballë portierit Aldo Teqja. Nga ky dyluftim Gramshi pretendon se gjyqtari duhej të akordonte penallti për ekipin e tij.

Takimi përfundoi me rezultatin 3-1 për Partizanin B, i cili do të luajë finalen me Devollin në “Elbasan Arena” ditën e martë, ora 17:00. Fituesi siguron qëndrimin ose ngjitjen në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"