VIDEO/ Humb penallti dhe kundërshtarët e tallin. Higuainin nuk e mbajnë nervat në debutim, shikon çfarë bën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 22:10

VIDEO/ Humb penallti dhe kundërshtarët e tallin. Higuainin nuk e mbajnë nervat në debutim, shikon çfarë bën

Gonzalo Higuain ndryshoi ekip në merkaton e verës, duke u larguar nga Juventusit për të kaluar te Inter Majemi, që ka si president David Bekam, në MLS.

higuain

Megjithatë ka qenë një debutim për t’u harruar për sulmuesin argjentinas, që tregoi një paraqitje zhgënjyese. Pasi kishte humbur disa raste, Higuain kishte rastin të shënonte në minutën e 76’, kur skuadra e tij fiton penallti dhe ai shfaqet te pika e 11-metërshit.

Megjithatë gjuajtja e tij ishte shumë e keqe dhe topi shkon mbi traun e portës. Pas kësaj, lojtarët e Filadelfia Union që ishin në avantazh 2-0, nisin të festojnë dhe tallen me sulmuesin argjentinas. Këtë të fundit nuk e mbajnë nervat dhe përplaset me lojtarët kundërshtarë, ku është dashur ndërhyrja e arbitrit për të qetësuar gjakrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"