VIDEO/ Hoxhallari e bën “sefte” në Rumani, ish-kapiteni i Tiranës gjen rrugën e rrjetës në “derbin” ndaj… Krasniqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 20:40

VIDEO/ Hoxhallari e bën “sefte” në Rumani, ish-kapiteni i Tiranës gjen rrugën e rrjetës në “derbin” ndaj… Krasniqit

Ish-kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, e ka bërë më në fund “sefte” me fanellën e UTA Arad në elitën e futbollit rumun. Futbollisti pogradecar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, në duelin nga Miovenit të Blerim Krasniqit.

HOXHALLARI

Pas një harkimi nga e djathta në minutën e 52-të, Hoxhallari iu shkëput mjaft bukur mbulimit të kundërshtarëve, duke goditur saktë me kokë, teksa shënoi golin e dytë për UTA Arad.

Si Hoxhallari ashtu dhe Batha aktivizohen titullarë te skuadra rumune, duke qenë protagonistë me paraqitjet e tyra në fushë. Kjo ishte ndeshja e 13-të për mbrojtësin shqiptar, i cili gjeti më në fund rrjetën, teksa shpreson që mos ndalet duke u shndërruar në një lojtar kyç te kjo skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"