VIDEO/ Hoxha nderon Partizanin, vetëm një pikë në Laç. Kurbinasit ende të pamposhtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 17:36

VIDEO/ Hoxha nderon Partizanin, vetëm një pikë në Laç. Kurbinasit ende të pamposhtur

Laçi dhe Partizani e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën mes tyre për ndeshjen e javës së katërt në Kategorinë Superiore. Ishin vendasit ata që kishin rastet më të pastra për këtë takim, por dy herë ndaj Xhixhës, dhe një herë ndaj Fangajt, portieri i “demave”, Alban Hoxha, mbajti të paprekur rrjetën.

bandicam 2018-09-16 17-35-47-250

Edhe ekipi i Skënder Gegës pati rastet e veta, kryesisht me goditjet standarte dhe ato nga jashtë zone, por edhe Selmani nga ana tjetër u paraqit në lartësinë e detyrës. Në fund, nga një pikë për të dyja ekipet, me Laçin që vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë kampionat.

 

Laçi-Partizani 0-0

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Laçi-Partizani 0-0

90′ 3 minuta shtesë.

86’ Smaçi në vendin e Xhixhës, Mërgjyshi kryen edhe zëvendësimin e fundit.

84’ Top i gjatë për Bardhin në një aksion të rrezikshëm, por arbitrin akordon faull për prekje të topit me dorë nga ana e sulmuesit të kuq.

79’ Gega kryen edhe ndërrimin e dytë. Asani i lë vendin Hilës.

78’ Fangaj lëviz mirë në hyrje të zonës së Partizanit, në fund jep një top në hyrje të 16-shes, por Telushi kupton gjithçka, kthen topin te Hoxha e ky i fundit largon me këmbë.

76’ Zëvendësimi i dytë te kurbinasit. Sukaj rikthehet tashmë si “ish” ndaj Partizanit, në vendin e Shtubinës.

bandicam 2018-09-16 17-17-36-023

75’ Karton i verdhë për Ibrahimin, që pengon Shtubinën.

73’ Pasim i bukur për Çinarin, por Fangaj mbyll një aksion që shkonte rrezikshëm drejt portës së Selmanit.

68’ Gega kryen lëvizjen e parë. Një shkodran për një tjetër. Del Hebaj, futet Çinari.

66’ Aksion i rrezikshëm i Laçit, krosohet nga e djathta, por topi mbetet në hyrje të zonës, ku godet Jonuzi, por portieri Hoxha sërish në lartësinë e duhur.

65’ Zëvendësimi i parë te kurbinasit. Altinparmakovski i lë vendin Jonuzit.

62’ Karton i verdhë për Regi Lushkjen, pas një ndërhyrje me taka ndaj Bardhit.

61’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Bardhi tek demat.

59’ Karton i verdhë për mesfushorin e Laçit, Nikola Eler, për një tension me Telushin.

58’ Krosim nga këndorja për Atandën, godet me kokë por shumë mbi kuadrat.

57’ Hebaj kalon me forcë dy kundërshtarë në zonën e Laçit, por në fund pasimi për Bardhin largohet nga kurbinasit në goditje këndi.

54’ Provon Lushkja nga distanca, por pa saktësinë e duhur goditja.

51’ Përplasje e fortë për Kalarin në një dyluftim ajror me Fangajn, por mbrojtësi i kuq përfundon jashtë vijave anësore gjatë rënies, dhe merr menjëherë mjekimin e stafit.

46’ Nis pjesa e dytë. Trajnerët me të njëjtët lojtarë në fushë që e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Partizani 0-0

46’ Xhixha provon sërish, pothuajse nga i njëjti pozicion si pak më parë, por Hoxha sërish grushton.

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Provon sërish Partizani, tani me Hebajn, por Selmani dërgon topin në këndore.

44’ Mundësi e shkëlqyer nga Atanda pas një goditje këndi, por mbrojtësi godet jashtë porte.

39’ Lushkja kroson një top në zonën e Partizanit, dhe Hoxha nuk merret vesh mirë me mbrojtjen, dhe largon paksa rrezikshëm.

38’ Tjetër tentativë e Telushit, godet nga shumë jashtë zone fuqishëm, dhe Selmani grushton fillimisht, e më pas kontrollon topin.

37’ Kroson Trashi nga e majta e sulmit, por topi është shumë i fortë për Asanin i cili gjendet në shtyllën e dytë.

35’ Goditje dënimi për Partizanin, Telushi provon me një të djathtë të fortë, por topi devijohet për në këndore.

32’ Ndërhyrje e Telushit në mesfushë ndaj Shtubinës, arbitri e paralajmëron.

24’ Goditje këndi për Laçin, topi shkon tek Mersini, por me kokë ky i fundit nuk ka shënjestrën e duhur.

20’ I ndëshkuari i parë me karton të verdhë, Sodik Atanda, për një faull ndaj Xhixhës.

19’ Goditje e fortë e Xhixhës nga jashtë zone, por Alban Hoxha nuk kapet në befasi dhe grushton në mënyrë spektakolare.

12’ Asani jep një krosim brenda zone, por Mersinaj largon me kokë.

bandicam 2018-09-16 15-51-04-270

5’ Esat Mala rrëzohet brenda zonës së Laçit, por për arbitrin nuk ka asgjë.

3’ Krosim drejt zonës nga një goditje e lirë e Sefgjinit, por topi largohet me kokë.

2’ Pasim i gabuar i Selmanit, ku përfiton Bardhi, por aksioni i të kuqve humbet befasinë, dhe më pas e dorëzojnë topin te kurbinasit.

1′ Nis takimi në Laç.

 

FORMACIONET

Laçi: Selmani; Fangaj, Mersini, Gjoni, Sefgjini, Eler, Shtubina, Lushkja, Najdenov, Altinparmakovski; Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

bandicam 2018-09-16 15-19-35-140

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari; Telushi, Mala, Trashi; Asani, Bardhi, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

bandicam 2018-09-16 15-20-17-721

Gjyqtarë: Ardian Beqiri,  Rejdi Avdo, Redvan Shaba, Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"