VIDEO/ Hofman bëhet “makth”! Bajernit i ndodh e papritura, Gladbahu e mposht me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 22:30

VIDEO/ Hofman bëhet “makth”! Bajernit i ndodh e papritura, Gladbahu e mposht me përmbysje

Bajernit të Mynihut i ka ndodhur e papritura ditën e sotme, teksa është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Borusia Myshengladbah, me përmbysje. Tashmë skuadra e Flik rrezikon të humbë vendin e parë, pasi Lajpcigu qëndron vetëm 2 pikë pas dhe në rast fitoreje do i kalonte.

71971d1ef8370174aa858d404509eb21o2

Ndeshja nisi mirë për bavarezët, të cilët realizuan dy herë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë me Levandovsin në minutën e 20’ dhe Gorecka në minutën e 26’. Megjithatë kur dukej se do ishte një ndeshje e lehtë për Bajernin, aty sapo kishte nisur spektakli.

Në minutën e 36’ Hofman shënon golin e parë për Gladbahun, teksa 10 minuta më vonë shënoi edhe të dytin, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Kur në pjesën e dytë pritej reagimi i Bajernit, erdhi edhe goli i përmbysjes.

HOFMAN

Nuhauz pas një asisti të marrë nga Hofman, shënon golin e tretë për Borusian në minutën e 49’. Këtë avantazh skuadra e Gladbahut e ruajti deri në fund, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme e cila i dërgon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 7-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"