VIDEO/ Historike! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë. Tiranës i “rrëshqet” një tjetër trofe nga duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:51

VIDEO/ Historike! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë. Tiranës i “rrëshqet” një tjetër trofe nga duart

Zoti një herë të nderon. Të dytën duhet ta fitosh vetë. Do të kishte qenë dita perfekte nëse Tirana brenda 10 orëve, pas kualifikimit historik në “play off”-in e Champions-it të fitonte edhe Superkupën e Shqipërisë. 

teutaaa

Në fakt, nuk ndodhi një gjë e tillë. Në mbrëmjen e “Elbasan Arena”-s, Teuta fiton 2-1 dhe bën të vetin trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Një ndeshje që u vendos shumë nga një pjesë e parë e luajtur pa shumë dëshirë prej Tiranës dhe angazhimit relativ të Teutës. Në fund, pas Kupës, durrsakët i “vjedhin” Tiranës brenda muajit edhe Superkupën e Shqipërisë.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË
Stadiumi “Elbasan Arena”
Ora 20:00

FT: TIRANA-TEUTA 1-2
Vrapi 75′ / Hebaj 22′, 33′

90’+5 Mbyllet krejtësisht takimi. Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori. Tirana humbet një tjetër trofe dhe mendon për Europën.

90’+3 Muçi tenton të shtangë me një kthesë portierin Frashëri, por goditje e tij e fortë përfundon jasht

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

75′ GOOOL! Tirana-Teuta 1-2. Vrapi i futur në fushë, realizon gol fantastik. Ekzekuton me të parë topin e ardhur nga krahu i djathtë duke lënë të shtangur portierin e Teutës Stivi Frashëri.

gol tirana on Vidnews.


68′ Tjetër zëvendësim te Tirana. Jurgen Vrapi, i cili luajti sezonin e fundit me Flamurtarin ul Kobinanë në stol

66′ Teuta mbetet me 10 lojtarë. Arapi ndërhyn me sparkatë ndaj Torasës. Më pas ndaj tij ndërhyn Kale. Dy futbollistët debatojnë, kurse arbitri Jorgji akordon kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Teutës.

ARAPI KARTON I KUQ on Vidnews.

64′ Kale merr vendi e Najdovskit.

58′ Martini zëvendëson Lorenco Vilën me Blerim Krasniqin. Teuta luan me dy sulmues.

46′ Fillon pjesa e dytë. Martini kryen dy zëvendësime. Hrjeliç i zë vendin Todorovskit, Gruda ul Beqjan.

45’+3 Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”. Teuta merr maksimumin pa shpenzuar shumë energji. Tirana “shpërfyturohet”.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

36′ Shtohen problemet problemet për Tiranën. Egbo humbet Idriz Bathën pas një përplasje gjatë një dyluftimi. Gentian Muça inkuadrohet në vend të mesfushorit. Pozicionin e Bathës e merr Najdovski, kurse Muça vendoset në qendër të mbrojtjes.

batha largohet i demtuar on Vidnews.

34′ GOOOOL! Tirana-Teuta 0-2!! Lika i pret goditjen Lorenco Vilës, por Hebaj tregohet i vëmendshëm dhe dyfishon shifrat! 

gol i dyte hebaj on Vidnews.

33′ Penallti për Teutën!! Pasi Lika nuk kontrollon topin e ardhur nga distanca, mbrojtësi Najdovski pengon Lorenco Vilën. Gjyqtari Jorgji akordon karton të verdhë ndaj maqedonasit dhe penallti për Teutën. 

penallti per teuten on Vidnews.

23′ Tirana i afrohet barazimit 60 sekonda pas golit të Teutës. Kapiteni i Teutës Renato Arapi i mohon dy herë golin Agustin Torasës.

rast tirana on Vidnews.
22′ GOOOOL!  Tirana-Teuta 0-1!! Rubin Hebaj realizon pas gabimit të Ilion Likës, i cili nuk kontrollon dot një goditje standarte. Topi nuk spastrohet nga mbrojtja e Tiranës, sulmuesi shkodran përfiton dhe shtyn topin në portën e boshatisur.

GOLI I TEUTES on Vidnews.

5′ Top në zonën e Tiranës, Ilion Lika tregohet i vëmendshëm.

1′ Fillon finalja. Topin  e parë e shkelmojnë bardheblutë e Egbosë.

Formacionet e ndeshjes

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Najdovski, Toli, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Halili. Trajner: Emanuel Egbo.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Aleksi, Avdyli, Beqja, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

formacioniiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"