VIDEO/ Historike, shqiptarët e Shkëndijës eliminojnë Sherifin dhe sigurojnë turin e tretë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2018 | 20:55

VIDEO/ Historike, shqiptarët e Shkëndijës eliminojnë Sherifin dhe sigurojnë turin e tretë në Champions

Shkëndija e Tetovës ka arritur një tjetër kualifikim historik në Champions League. Ekipi shqiptar nga Maqedonia, barazoi pa gola në ndeshjen ndaj Sherifit të Tiraspolit, por falë fitores 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë, siguroi biletën për ndeshjen tjetër.

bandicam 2018-07-31 20-55-14-927

Sherifi tentoi disa herë të thyente Shkëndijën në këtë ndeshje, por pa patur rezultat. Në një moment në pjesën e parë, tetovarët ishin edhe me fat, kur u shpëtuan nga traversa. Tashmë, Shkëndija do të masë forcat në turin e tretë eliminator të Champions League.

 

Sherif Tiraspol-Shkëndija 0-0 (0-1)

90′ Mbyllet pa gola. Shkëndija kualifikohet për më tej.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Sherif Tiraspol-Shkëndija 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Karton i verdhë edhe për Selmanin.

36’ Ndëshkohet me karton të verdhë Totre tek Shkëndija.

24’ Shpëton për mrekulli Shkëndija, kur pas një askioni interesant, Kapiç ndalet nga traversa.

20’ Shkëndija mbrohet mirë, teksa Sherifi i Tiraspolit kërkon aksion pas aksioni golin e zhbllokimit të rezultatit.

8’ Karton i verdhë për Kovaçeviç tek Sherifi.

1′ Nis takimi në Moldavi.

 

FORMACIONET

Sherif Tiraspol: Pascenco, Susiç, Posmac, Kovaçeviç, Kristiano, Paliç, Kapiç, Kendish, Badibanga, Santos, Kamara. Trajner: Goran Sabliç

Shkëndija: Zahov, Bejtulai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Totre, Selmani, Emini, Xhunior, Ibraimi. Trajner: Qatip Osmani.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"