VIDEO/ Historike! Erzeni merr fitoren e parë ndaj Tiranës dhe kalon bardheblutë në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 0:32

VIDEO/ Historike! Erzeni merr fitoren e parë ndaj Tiranës dhe kalon bardheblutë në renditje

Erzeni shkruan historinë! Klubi shijakas ka mundur sot për herë të parë në historinë e vet Tiranën, ndaj të cilës nuk kishte marrë asnjëherë pikë në të gjithë përballjet që kishte me bardheblutë me parë.

bandicam 2022-10-22 17-44-17-386

E ka bërë këtë në një ndeshje të interpretuar mirë në “Elbasan Arena”, ku goditi shpejt duke fituar një penallti e kaluar në avantazh me Kahrimanoviç. Pastaj, u mbrojt shumë mirë ndaj Tiranës e cila nuk kishte shkëlqimin e zakonshëm dhe e kishte të vështirë të çantë mbrojtjen e  ngjeshur të skuadrës së Kapllanit.

Kështu, Erzeni merr një fitore historike që e kthen përsëri në vendin e dytë në renditje, duke kaluar bardheblutë në renditje për t’u treguar siç pakkush i priste, pretendentë në zonën e Europës.

TIRANA 0-1 ERZENI
15′ (p) Kahrimanoviç

KOMENTI LIVE:

90’+7’ Mbyllet ndeshja fitoren 1-0 të Erzenit.

90’ Jepen 6 minuta shtesë në fund të sfidës.

88’ Patrik ndëshkohet me karton të verdhë pasi në tentativën për të shënuar me roveshatë në zonë, godet një nga futbollistët kundërshtarë.

84’ Nikqi merr vendin e Aleksit te Tirana, ndërsa Ademi të Nonatos te Erzeni.

82’ Harkime të njëpasnjëshme të Tiranës në zonë, ku tashmë shijakasit janë kthyer të shumtë në numër shijakasit të cilët mendojnë vetëm si të ruajnë rezultatin dhe të largojnë sferën.

79’ Iljazi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Ismajlgecin, ndëshkohet edhe Behiratçe për një ndërhyrje të mëparshme.

76’ Avdiu ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për faull ndaj Deliut.

75’ Osmanllari i dëmtuar i lë vendin në fushë Iljazit në radhët e Erzenit.

75’ Pas një harkimi të bardhebluve nga e djathta, Enk me kokë kalon topin mbi traversën e portës së tij.

72’ Mehmeti i lë vendin në fushë Avdiut në minutat e fundit të duelit në radhët e Erzenit.

69’ Pas një goditje standarte, Behiratçe mundohet të shënojë me kokë, por shkakton faull ndaj Xhikës.

64’ Lëvizja e radhës e Shehit është aktivizimi i Gjumsit në vend të Hilës.

60’ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Aksion i jashtëzakonshëm i Hasanit nga e djathta, pasimi i tij në qendër largohet në momentin e duhur nga Enk Oliveira.

53’ Xhixha shënon pas një aksioni të Hasanit i cili gjuan nga jashtë zonës dhe godet shtyllën, topi kthehet te sulmuesi i cili gjuan me kokë dhe çon sferën në rrjetë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje që konfirmohet nga VAR.

52’ Patrik hyn në zonë nga e majta dhe gjuan menjëherë drejt portës, Xhika kontrollon tentativën e tij.

49’ Pas një harkimi në zonë nga e djathta, bardheblutë pretendojnë për prekje të topit me dorë nga mbrojtësit shijakas. Gjyqtari komunikon edhe me VAR e më pas bën shenjë që loja të vazhdojë.

46’ Patrik dhe Deliu marrin vendin e Përgjonit dhe Husein te Tirana në rifillimin e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e Erzenit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Kadriu nis një kundërsulm të shpejtë me një shpërthim që nga mesfusha e tij, topi kalon te Nonato në të djathtë por një ndërhyrje e Behiratçe frenon aksionin e shijakasve.

37’ Ismajlgeci nga e majta çekuilibron mbrojtjen e Erzenit që lë shumë bardheblu të vetëm para Xhikës. Por pasimi i tij në qendër për Hilën gjuhet në mënyrën më të gabuar të mundshme nga ky i fundit dhe sfera përfundon jashtë.

35’ Kahrimanoviç ekzekuton goditjen e dënimit duke harkuar në zonë, Sadiki arrin topin por e kthen dot drejt portës, me sferën e cila përfundon jashtë.

34’ Aleksi është i ndëshkuari i parë me karton të teksa ndal në mënyrë të parregullt Kadriun.

31’ Gjuajtje e fortë ballore e Hilës, sfera përfundon në duart e Xhikës.

28’ Hila mundohet të nisë një top të rrezikshëm nga e majta, por askush nuk është para portës të devijojë në rrjetë.

27’ Gjuajtje e shkëlqyer e Kallakut nga jashtë zonës, topi shkon jashtë jo shumë larg kryqëzimit të shtyllave në të djathtë të Xhikës.

24’ Hasani pretendon për penallti pas një driblimi në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

18’ Mundohet të reagojë Tirana me disa aksione të shpejta, por Erzeni është kthyer në prapavijë në mbrojtje të avantazhit të shpejtë.

15’ GOOOL ERZENI! Shënon Kahrimanoviç me penallti.

12’ Tjetër harkim nga e majta, Nonato gjuan me kokë, Përgjoni prek topin me dorë dhe shijakasit kërkojnë një tjetër penallti. Gjyqtari shkon vetë të shohë pamjet në monitor dhe jep penallti.

10’ Nonato niset drejt portës, Bekaj ndal sulmuesin brazilian i cili rrëzohet në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe më pas VAR i konfirmon që nuk ka penallti.

6’ Rasti i parë i mirë i Tiranës për të shënuar me Xhixhën pas një pasimi të Behiratçe. Por sulmuesi ndalet nga Xhika me një ndërhyrje vendimtare.

1′ Starton sfida!

superiore

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Behirtaçe, Lulaj, Ismajlgeci, Husein, Aleksi, Kallaku, Hila, Pergjoni, Xhixha, Hasani.

Trajner: Oregs Shehi

ERZENI: Xhika, Krasniqi, Kahrimanoviç, Kadriu, Oliveira, Sadiki, Mehmeti, Kriviçiç, Osmanllari, Asani, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani.

WhatsApp Image 2022-10-22 at 5.36.29 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"