VIDEO/ Historike, Apolonia U-19 kalon turin në Champions! Tani do të sfidojë kroatët e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:23

VIDEO/ Historike, Apolonia U-19 kalon turin në Champions! Tani do të sfidojë kroatët e…

Apolonia U-19 ka arritur një kualifikim historik përballë Astanës U-19, me fitoren 3-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”, me sfidën e parë që kishte përfunduar në barazimin 1-1.

apolonia u19

Sfida nisi menjëherë mirë për fieraktë, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 14’ me Maksutin.

Ishte sërish ai i cili gjeti dhe golin e dytë për kampionët e Shqipërisë në pjesën e dytë, teksa Kurti mbylli llogaritë në minutën e 72’.

Goli i Zhubamekov në minutën e 77’ nuk i mjaftoi Astanës për të rihapur sfidën.

Në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, Apoloninë e pret ekipi kampion i Kroacisë për U-19, Hajduk Split. Ndeshja e parë do të luhet në Fier, në datën 26 tetor, ndërsa ajo e kthimit në Split, më 2 nëntor.

REZULTATI: Apolonia U19 3-1 Astana U19

Maksuti 14′, 60′, Kurti 72′ / Zhubamekov 77′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet sfida!

90′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

89′ Topi tenton një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë.

82′ Kolov gjuan bukur në zonë, por Bega tregohet i vëmendshëm dhe i mohon golin.

77′ GOOOL ASRANA 3-1/ Zhubamekov gjen golin e parë për miqtë.

72′ GOOOL APOLONIA 3-0/ Pas një topi në zonë, Kurti gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje me të djathtën.

71′ Ndëshkohet me karton të verdhë Akzhigitov.

69’ Zëvendësim te Apolonia. Largohet Trifoni dhe futet Kaçanolli.

66’ Zëvendësim i dyfishtë te Astana. Largohen Shugaj dhe Mamontov, në vendet e tyre futen Kholov dhe Tokenov.

60’ GOOOL APOLONIA 2-0/ Mezani merr një top të bukur në zonë dhe me një lëvizje të zgjuar e pason te Maksuti, i cili me portën bosh nuk gabon.

58’ Mezani provon një gjuajtje të bukur fluturimthi, por topi ndalet në traversë. Më pas Trifoni nuk arrin të bëjë një gjuajtje të mirë, me portierin që ndal rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Zëvendësim i detyruar te Astana. Largohet Bakit i dëmtuar dhe futet Anuarov.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44′ Rakipaj ndëshkohet me karton të verdhë.

33’ Rakipaj tenton të gjejë portën, por tentativa e tij ndalet nga portieri Onoprijenko.

28’ Zhumabekov tenton të surprizojë Began nga goditja e dënimit, por portieri i fierakëve arrin ta ndalë topin.

22’ Shugaj tenton të gjejë golin, por Bega e ndalon.

18’ Kurti tenton me një gjuajtje por nuk godet në kuadrat.

16’ Madelkhan ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Begës.

14’ GOOOL APOLONIA 1-0/ Erald Maksuti ka arritur të kalojë vendasit në avantazh

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"