VIDEO/ Historia nuk “pi ujë”, Vora mposht Tomorin në finalen e Kategorisë së Dytë dhe fiton trofeun… 20 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 20:07

VIDEO/ Historia nuk “pi ujë”, Vora mposht Tomorin në finalen e Kategorisë së Dytë dhe fiton trofeun… 20 milionë lekë

Vora është kampionet e Kategorisë së Dytë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka mposhtur me rezultatin 2-0, Tomorin në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Pavarësisht se përballë kishin një skuadër me shumë histori në futbollin shqiptar, vorakët trajnerit Çani e dominuan takimin falë golave të realizuar nga Sadiku dhe Mziu në pjesën e parë.

bandicam 2020-07-23 19-23-06-187

Një trofe ky që vlen plot 20 milionë lek. Kujtojmë që të 2 ekipet e kanë realizuar objektivin që kishin dhe vitin tjetër do të militojnë në Kategorinë e Parë.

bandicam 2020-07-23 19-22-22-264

FT: VORA – TOMORI 2-0

Sadiku 32′, Mziu 40′

FORMACIONET ZYRTARE:

VORA: Mertkola, Mashi, Keqa, Lamçe, Mziu, Deliallisi, Spahiu, Gjinollari, Sadiku, Xeka, Tavani.

Vora formacioni

TOMORI: Shumeli, Kajo, Karamani, Isufi, Xhakolli, Koroveshi, Xhakolli, Kopaçe, Lireza, Daullxhiu, Dervishi.

Tomori

GJYQTAR: Klodian Shahini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"