VIDEO/ Higuain nuk di të ndalet, “El Pipita” shënon në sekondat finale dhe i dhuron fitoren ekipit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 14:15

VIDEO/ Higuain nuk di të ndalet, “El Pipita” shënon në sekondat finale dhe i dhuron fitoren ekipit të tij

Inter Majemi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj DC Junajtid, ekip që stërvitet nga Uejn Runi.

HIG

Skuadra në pronësi të Dejvid Bekam, ka fituar në frymën e fundit me anë të Gonzalo Higuain.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Milanit, ka realizuar në minutën e 90+4′, duke marrë një pasim perfekt në zonë dhe me argjentinasin, i cili mjeshtërisht e ka dërguar topin në fundin e rrjetës.

Aktualisht në MLS-në amerikane me fanellën e Inter Majemit, 34-vjeçari është aktivizuar në total në 25 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar 3 herë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"