VIDEO/ Heroi Strakosha: E parashikova goditjen, humbjet na dhanë mësim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 10:54

VIDEO/ Heroi Strakosha: E parashikova goditjen, humbjet na dhanë mësim

Strakosha ka zhvilluar një ndeshje spektakolare ditën e djeshme ndaj Empolit, takim që Lacio e fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pritja më vendimtare e tij ishte ajo që bëri në fundin e takimit ndaj Kaputës. Pas ndeshjes, portieri i kombëtares sonë foli për mikrofonin e “Lazio Style Channel”.

Strakosha-1-750x430

“Punuam fort për këtë rezultat, patëm dhe fatin në anën tonë në minutat e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar pasi nuk jemi akoma në formë optimale. Pavarësisht të gjithave rëndësi kanë vetëm 3 pikët e siguruara. Dy humbjet në fillim të kampionatit na dhanë një mësim të mirë” u shpreh gardiani.

Për sa i përket pritjes në minutat e fundit, 23-vjeçari thotë se e parashikoi atë lloj goditje. “E parashikova atë gjuajte nga Kaputa, për një moment mendova të keqen, por fatmirësisht nuk ndodhi ashtu. Nëse do të pësonim gol, nuk do të kishim mundësi ta rikuperonim gabimin”, përfundoi Strakosha. Lacio ka 6 pikë në 4 takime, me 2 fitore dhe 2 humbje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"