VIDEO/ Heroi Kurtua priti penallti ndaj Kanadasë, shikoni çfarë bën e fejuara e portierit belg
E fejuara e portierit Tibo Kurtua, Mishel Gerzig, ishte në shkallët e stadiumit teksa filmoi një prej momenteve më të mira të ndeshjes Belgjika – Kanadaja.
Belgjika triumfoi me rezultatin, ndërsa në pjesën e parë, Kurtua priti penallti, duke u shndërruar në hero. 30-vjeçari, portier i Real Madridit, në minutën e nëntë, ndali futbollistin e Bajernit, Alfonso Dejvis.
🧤SAVE!
Thibaut Courtois denies Alphonso Davies from the penalty spot 🇧🇪#BEL | #FIFAWorldCup
pic.twitter.com/hC8OdEVw4b— Fast Footy Goals (@fast_footygoals) November 23, 2022
Askush nuk do të mund të ishte më krenare sesa partnerja e tij, Misheli, e cila e filmoi momentin e pritjes së penalltisë nga partneri i tij dhe e shpërndau në rrjetet sociale. Në fund të ndeshjes nuk munguan puthjet e zjarrta mes çiftit simpatik.
