VIDEO/ Herdi Prenga shkëlqen në Letoni, shënon në minutën e 96-të dhe i jep fitoren Rigës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 12:43

VIDEO/ Herdi Prenga shkëlqen në Letoni, shënon në minutën e 96-të dhe i jep fitoren Rigës

Mbrojtësi shqiptar, Herdi Prenga, shkëlqen në Letoni, teksa së fundmi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Rigës. Shqiptari i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e 96’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

bandicam 2020-09-28 12-32-31-262

Kur rezultati në ndeshjen mes Spartaks dhe Rigës ishte mbërthyer në shifrat 1-1, këta të fundit fitojnë penallti në minutën e 95’ dhe te pika e bardhë shfaqet Prenga. Shqiptari tregohet shumë i saktë nga penalltia, duke i dhënë fitoren ekipit të tij, me Rigën që vazhdon kryesimin në Letoni me 54 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, përgëzime ekipit dhe stafit teknik, pasi nuk ishte e thjeshtë të luanim pas takimit me Sëlltik, aty ku dhuruam shumë emocione dhe shpenzuam energji të madhe. Treguam karakter, nuk luajtëm shumë mirë, por kemi kualitete në ekip dhe e fituam takimin. Krijojmë shumë raste, por, të jem i sinqertë, as fati nuk ka qenë me ne. Goli im? Kisha dalë në sulm, pasi ishin sekondat e fundit.

E prisja atë top të gjatë, ia dola të fitoj penalltinë dhe më pas e patë vetë çfarë ndodhi. Nuk kisha emocione para goditjes. Isha plot besim, mora topin dhe shënova gol“, u shpreh Prenga për mikrofonat e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"