VIDEO/ Hemilton humbet toruan, përplas mekanikun në provat zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 21:54

VIDEO/ Hemilton humbet toruan, përplas mekanikun në provat zyrtare

Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë, ndodhi një incident që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore.

hemilton

Protagonist u bë piloti britanik Luis Hemilton. Gjatë pitstopit me makinën e tij Mercedes, Hemilton goditi punonjësin e skuterisë së tij duke humbur për një moment kontrollin e makinës.

Piloti u trondit nga goditja dhe iku brenda për tu qetësuar, teksa Hemilton vazhdoi provat zyrtare. Por menjëherë pasi përfunduan provat, britaniku i dedikoi një postim në ‘’Instagram’’ punonjësit të Mercedesit duke i kërkuar falje.

postimi

‘’Mendoj se kjo është hera e parë që kam goditur një mekanik në 14 vite karrierë. Zemra më shkoi te goja, isha shumë i shqetësuar. Shyqyr Zotit ishte mirë. Të gjithë bëjmë gabime, është pjesë e udhëtimit, por kjo është ajo që na bën të kthehemi më të fortë’’, shkroi Hemilton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"