VIDEO/ Hejnkes i rikthen shkëlqimin Bajernit, Mavraj titullar në humbjen e Hamburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 17:36

VIDEO/ Hejnkes i rikthen shkëlqimin Bajernit, Mavraj titullar në humbjen e Hamburgut

Jup Hejnkes e ka nisur me marshin e pestë, që në ndeshjen e tij të parë, rikthimin tek Bajerni i Mynihut. Sfida ndaj Frajburgut u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 8-të, dhe më pas bavarezët patën gjithçka të lehtë. Në fund takimi u mbyll me shifrat 5-0.

bajern

Mërgim Mavraj ishte titullar në humbjen që Hamburgu pësoi ndaj Mainzit, dhe tashmë e sheh veten në vendin e 15-të në renditje. Mavraj u ndëshkua edhe me karton të verdhë gjatë sfidës.

Në sfidat e tjera, Frankfurti shënoi një fitore 1-2 në transfertë përballë Hanoverit, Shalke 04 fitoi në kryeqytet me shifrat 0-2, ndërsa Hofenheimi barazoi 2-2 ndaj Augsburgut.

Rezultatet

Mainz 3-2 Hamburg

Bajern Mynih 5-0 Frajburg

Hanover 1-2 Ajntrakt Frankfurt

Herta Berlin 0-2 Shalke

Hofenheim 2-2 Augsburg

Renditja

bundes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"