VIDEO/ Hedhjet e Kallakut dhe Ribajt, kur futbollistët nuk dinë të “vjedhin”… penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 20:58

VIDEO/ Hedhjet e Kallakut dhe Ribajt, kur futbollistët nuk dinë të “vjedhin”… penallti

Teuta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit takimin e javës së tetë zhvilluar në “Elbasan Arena”, por sfida pati edhe dy momente pikante.

hedhjet kallaku ribaj

Që në minutën e gjashtë, ishte Sherif Kallaku, që në një moment brenda zone, shmangu Kreshnik Nebihun, por ky i fundit nuk bëri asnjë lëvizje për ta penguar. Kallaku më pas shkoi për të kërkuar një penallti, por hedhja nuk ishte aspak bindëse për kryesorin Laver Alla, duke mos e akorduar.

Një moment i ngjashëm ndodhi edhe në minutat e fundit të sfidës, këtë herë në krahun tjetër, me Andi Ribajn e Flamurtarit. Pas një topi të shpejtë, sulmuesi e preku pak topin, për ta kaluar pas portieri Frashëri, dhe menjëherë u hodh, me pretendimin për të “vjedhur” një penallti. Por, Stivi Frashëri ishte shumë larg, dhe ai nuk e preku fare. Ribaj tentoi menjëherë të ngrihej, për të shmangur kartonin e verdhë për simulim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"