VIDEO/ Hedhje sendesh në fushë, gjyqtari kërcënon me ndërprerje të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2021 | 22:07

VIDEO/ Hedhje sendesh në fushë, gjyqtari kërcënon me ndërprerje të ndeshjes

Në minutën e 55-të, sfida Shqipëri-Poloni u ndal si pasojë e një gjesti aspak të hijshëm që ndodhi në fushën e lojës.

bandicam 2021-10-12 22-00-47-641

Në një goditje këndi për miqtë, disa tifozë qëlluan me shishe uji drejt lojtarit të Polonisë duke bërë që gjyqtari Klerment Turpin të ndalë lojën.

Francezi iu drejtua menjëherë zyrtarit të FSHF-së, Lusin Nurishmit duke paralajmëruar për rastin e ndodhur, pasi nëse do të përsëritej sërish do të merreshin masa duke e ndërprerë ndeshjen.

Një episod aspak i hijshëm që i prish bukurinë ndeshjes. Kujtojmë se në ‘’Air Albania’’ ndodhen të pranishëm 22 mijë tifozë në një rekord për këtë stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"