VIDEO/ Haverc e bën “sefte”, gjermani shënon golin e parë me fanellën e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 21:37

VIDEO/ Haverc e bën “sefte”, gjermani shënon golin e parë me fanellën e Çelsit

Kai Haverc ishte padyshim një nga blerjet e bujshme të Çelsit në merkaton verore. Futbollisti gjerman iu bashkua bluve të Londrës, nga skuadra e Bajern Leverkuzen, teksa ka arritur të gjejë edhe golin e parë me skuadrën e tij të re.

Havertz

21-vjeçari tundi rrjetën në ndeshjen e Kupës ndaj Barnslei, teksa në minutën e 29-të, pas asistit fantastik të Maunt, nuk fali duke mposhtur portierin kundërshtar. Skuadra e Lampard e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0, teksa më herët kishte realizuar sulmuesi Abraham.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"