VIDEO/ Harkim me “telekomandë”, Jurgen Bardhi gjen asistin e 6 të sezonit në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 20:35

VIDEO/ Harkim me “telekomandë”, Jurgen Bardhi gjen asistin e 6 të sezonit në Turqi

Jurgen Bardhi vazhdon te jetë protagonist në futbollin turk me fanellën e Keçiorengyçy, duke qenë shpeshherë vendimtar në lojnë e skuadrës së tij. Ish-mesfushori i Partizanit, sot ka regjistruar asistin e 6 të sezonit në ndeshjen që skuadra e tij humbi me shifrat 2-1 në fushën e Pendikspor.

bardhi

Bardhi kishte një mundësi të mirë shënimi që në minutat e parë duke gjetur rrjetën e jashtme të portës, teksa më pas, kur regjistrohej minuta e 17 dha asistin për golin e rezultatit të përkohshëm 1-0 të shënuar nga Malle.

Ishte një goditje dënimi e harkuar në perfeksion për sulmuesin i cili nuk gaboi me kokë. Por kjo nuk mjaftoi pasi vendasit përmbysën rezultatin dhe siguruan një fitore të rëndësishme për zonën play-off për ngjiten në Superligë, duke lënë përkohësisht jashtë skuadrën e mesfushorit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"