VIDEO/ Hapet qielli për Malagën, Sadiku “arkitekt” në triumfin e skuadrës spanjolle, Bare rikthehet në aksion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 21:18

VIDEO/ Hapet qielli për Malagën, Sadiku “arkitekt” në triumfin e skuadrës spanjolle, Bare rikthehet në aksion

Malaga fiton në kampionat dhe tregon se di të dalë mbi problemet e brendshme.

Capture

Me presidentin e pezulluar prej 6 muajsh dhe krizën financiare, skuadra e futbollistëve shqiptarë Armando Sadikut dhe Keidi Bares ia doli të fitonte ndeshjen e tretë radhazi në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll kundër Rasing Santanderit në “La Rosaleda”.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë asistoi golin e parë të takimit në minutën e 29-ë duke shërbyer për Tete. Malaga arriti ta mbyllte ndeshjen 6 minuta nga fundi i pjesës së parë teksa Lomban shënoi golin e dytë dhe vulosi 3 pikët.

Pas më shumë se 1 muaji, mesfushori Keidi Bare u rikthye në aksion me Malagën. Ai u hodh në fushë në minutën e 79-ë të ndeshjes.

ERe1hLPXUAEwtNH

Skuadra tashmë shikon drejt zonës play-off për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Diferenca mes Malagës dhe Elçes së vendit të gjashtë është vetëm 3 pikë dhe ekipi ka arsye të besojë se mund të realizojë një sukses madhor këtë sezon, pavarësisht se është rrethuar nga probleme të mëdha brenda klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"