VIDEO/ Hap fals i Arsenalit në garën për titull, Evertoni e mund në shtëpi dhe i bën “nder” Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 15:29

VIDEO/ Hap fals i Arsenalit në garën për titull, Evertoni e mund në shtëpi dhe i bën “nder” Mançester Sitit

Arsenali është mposhtur nga Evertoni në transfertë me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligës.

everton arsenal

Këtë takim e vendosi goli i shënuar nga Tarkovski në minutën e 60’, i cili pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit, e çoi topin me kokë në rrjetë.

Kështu “Topçinjtë” e Artetës hedhin një hap fals në garën për titull, me Mançester Sitin që qëndron vetëm 5 pikë larg. Nga ana tjetër, Evertoni ka dalë për momentin nga zona e mbijetesës, me trajnerin Shënn Dajç që debuton me fitore.

REZULTATI:

EVERTON 1-0 ARSENAL

Tarkovski 60’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"