VIDEO/ Handanoviç prish festën e Kontes, Interi dhe Napoli nuk shkojnë më shumë se barazimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:44

VIDEO/ Handanoviç prish festën e Kontes, Interi dhe Napoli nuk shkojnë më shumë se barazimi

Interi dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë së një barazim në sfidën e vlefshme për javën e 31-të Serisë A

handa

Protagonist në këtë ndeshje u bë portieri Handanoviç i cili shkaktoi një autogol në minutën e 36-të të takimit. Goli i barazimit nga zikaltrit erdhi nga mesfushori Eriksen i cili realizoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.

Handa

Pjesën e mbetur të takimit të dyja ekipet provuan të gjenin golin, por pa rezultat. Interi mbetet kështu në vendin e 1 me 9 pikë larg Milanit ndërsa Napoli ngelet në vendin e 5-të me 2 pikë pas Juves.

Ndeshjen e radhës skuadra zikaltër do ta luajë pas tre ditësh në shtëpinë e Specias ndërkohë javën tjetër do të presë Veronën në “San Siro”. Më pas do të ndeshet me Krotonen në transfertë dhe me  Sampdorian në shtëpi.

Për të ardhur me dy sfida të vështira ndaj Romës në “San Siro” dhe kundër Juventusit në Torino. Ndërkohë sfidën e fundit do ta luajnë kundër Udinezes në shtëpi. Një kalendar i lehtë në letër për zikaltrit, teksa në 7 sfida do të luajë vetëm ndaj dy rivalëve në tabelë.

Renditja në Serinë A
renditja

FT: NAPOLI-INTER 1-1

Handanoviç 36′ (autogol) / Eriksen 55′

FORMACIONET  ZYRTARE
formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"