VIDEO/ Hamez Rodrigez dhuron spektakël në Katar, kolumbiani e bën sefte në aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 10:43

VIDEO/ Hamez Rodrigez dhuron spektakël në Katar, kolumbiani e bën sefte në aventurën e re

Ish-ylli i Real Madrid, Hamez Rodrigez i habiti të gjithë duke vendosur të transferohet në Katar te skuadra  Al-Rejan këtë verë.

rodrigez

Aventura e 30-vjeçarit ka nisur në mënyrën më të mirë duke gjetur dhe golin e parë me fanellën e Al-Rejan ditën e djeshme.

Rodrigez shënoi në minutën e 74-të një gol mjaft të bukur ku dribloi kundërshtarin duke çuar në këmbë të pranishmit në stadium. Skuadra e mesfushorit kolumbian triumfoi me rezultatin 4-2 duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme për ecurinë në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"