VIDEO/ Hamesin e surprizojnë te Evertoni, tifozët e ndalojnë në rrugë. Shikoni çfarë i dhurojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 10:37

VIDEO/ Hamesin e surprizojnë te Evertoni, tifozët e ndalojnë në rrugë. Shikoni çfarë i dhurojnë

Largimi nga Reali i Madridit, për të kaluar te Evertoni, duket se i ka bërë mirë Hames Rodrigezit. Ky i fundit prej kohësh ngrohte stolin te skuadra madrilene dhe për këtë arsye vendosi t’i bashkohej ish-trajnerit Karlo Ançelotit te Evertoni.

james_1_0

Aventura te skuadra angleze ka nisur në mënyrë shumë të mirë, teksa pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e parë debutuese, kolumbiani ia doli të gjejë rrugën e rrjetës ditën e djeshme në fitoren 5-2 të Evertonit ndaj Uest Bromuicc.

Me afrimin e Hamesit, duket se janë shumë të gëzuar edhe tifozët e Evertonit. Këta të fundit e kanë ndalur në rrugë lojtarin, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me makinën e tij dhe i kanë dhuruar një shishe uiski. Diçka e veçantë kjo për lojtarin, pas vështirësive që kaloi, ndërkohë që e pranoi menjëherë dhuratën e tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"