VIDEO/ Haler shënon në fitoren e thellë të Dortmundit, Bundesliga me një lider të ri surprizë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 17:41

VIDEO/ Haler shënon në fitoren e thellë të Dortmundit, Bundesliga me një lider të ri surprizë. Ja të gjitha rezultatet

Dortmundi arriti një fitore të thellë përballë Fraiburgut në shtëpi me rezultatin 5-1.

dortmund

Verdhezinjtë u dukën se do të kishin vështirësi, me pjesën e parë që mbaroi me rezultatin 1-1, por në të dytën shënoi katër herë, një nga të cilin e shënoi dhe Haler.

Ajo që vazhdon të surprizojë është Unioni i Berlinit, me skuadrën kryeqytetase që mundi 2-1 Maincin dhe për momentin ndodhet në krye të Bundesligës.

Lajpcig u ndal në një barazim pa gola në transfertë përballë Këlnit, ndërsa Frankfurti nuk gaboi në shtëpi me Hertha Berlin duke e mundur me rezultatin 3-0.

Një tjetër rezultat të thellë e regjistroi dhe Bokum, që mundi 5-2 Hofenhaimin në shtëpi.

REZULTATET:

BORUSIA DORTMUN 5-1 FRAIBURG

Shloterbek 26’, Adejemi 48’, Haler 51’, Brandt 69’, Rejna 82’ / Holer 45’

UNION BERLIN 2-1 MAINC

Behrens 32’, Siebatçeu 84’ / Ingvartsen 78’

KËLN 0-0 LAJPCIG

AINTRAHT FRANKFURT 3-0 HERTHA BERLIN

Kolo Muani 21’, 28’, Buta 90+4’

BOKUM 5-2 HOFENHAIM

Hofman 22’, Forster 30’, Asano 40’, Masoviç 69’, Broshinski 83’ / Baumgartner 49’, Dabur 77’

RENDITJA:

00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"