VIDEO/ Haland të mbajë shënime, sulmuesi 20-vjeçar shënon 3 gola në 3 minuta në Europë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 21:15

VIDEO/ Haland të mbajë shënime, sulmuesi 20-vjeçar shënon 3 gola në 3 minuta në Europë!

Nëse jeni mahnitur nga spektakli i 5 golave të Haland në 35 minuta me Mançester Sitin, sot duhet të shihni padyshim atë që ka bërë një sulmues 20-vjeçar i cili po mahnit Europën.

bkQ73FR3aXErvZu

Nigeriani Gift Emanuel Orban ka shkëlqyer në fitoren e Gent ndaj Bashakshehir në sfidën e Ligës së Konferencës me shifrat 4-1, teksa ka shënuar 3 gola brenda 3 minutash!

Djaloshi ishte protagonisti absolut i mbrëmjes, teksa shënoi në minutat 31, 32 dhe 34 të sfidës, për të vulosur brenda pak çastesh praktikisht i vetëm kualifikimin e skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"