VIDEO| Haland shtanget nga “raketa” e Bajernit, futbollisti bavarez gjunjëzon sulmuesin e frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 23:42

VIDEO| Haland shtanget nga “raketa” e Bajernit, futbollisti bavarez gjunjëzon sulmuesin e frikshëm

Borusia Dortmund po e vuan shumë përballjen me Bajernin. Ndryshe nga takimet e kaluara, verdhezinjtë e kanë gjetur veten në vështirësi ndaj kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
halandnnnn
Sulmuesi i Borusias Erling Haland është shtangur nga mbrojtësi i majtë i Bajernit Alfonso Dejvis.

Norvegjezi po vraponte drejt zonës së Nojerit, por kanadezi 19-vjeçar Dejvis tregoi shpejtësi marramendëse duke ardhur nga prapavija, parakaloi Halandin dhe arriti t’i hiqte topin.

Reagimi i Dejvisit i ka mrekulluar të gjithë në rrjetet sociale. Edhe sulmuesi i Interit Lukaku është befasuar nga shpejtësia futbollistit të Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"