VIDEO/ Haland realizon dopietë, Dortmundi tri gola për tri pikë ndaj Lajpcigut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 20:15

VIDEO/ Haland realizon dopietë, Dortmundi tri gola për tri pikë ndaj Lajpcigut

Dortmundi ka mposhtur 1-3 Lajpcigun, në kryesfidën e javës së 15 të Bundesligës gjermane.

haland

Skuadra nga Dortmundi ka triumfuar ndaj një rivali direkt siç është Lajpcigu, me anë të një dopiete të bomberit norvegjez Erling Haland dhe golit të Jadon Sanço, të gjitha të realizuara në fraksionin e dytë të lojës, respektivisht në minutën e 55’, 71’ dhe 84’. Ndërsa për skuadrën vendase shënoi Sorloth në minutën e 90′.

Me këtë sukses Dortmundi ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Lajpcigu renditet në vendin e dytë me 31 pikë të grumbulluara.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"