VIDEO/ Haland një “përbindësh”, futet si zëvendësues dhe shënon dy herë në fitoren e Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:41

VIDEO/ Haland një “përbindësh”, futet si zëvendësues dhe shënon dy herë në fitoren e Dortmundit

Dortmundi ka shkatërruar me shifrat 5-1 Këlnin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesligë.haland

Ishte Guerreiro që shënoi që në minutën e 1 për verdhezinjtë, ndërsa në minutën e 29’, Rojs shënoi golin e dytë për ekipin e tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Sanço realizoi që në minutën e 48’, duke i dhënë avantazhin e 3 fishtë vendasve.

Haland konfirmoi edhe një herë formën e mirë që po kalon, teksa realizoi dy herë në minutat 77’ dhe 87’, pasi ishte aktivizuar në minutën e 65’. Për miqtë realizoi Uth, por goli i tij nuk kishte shumë vlerë. Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"