VIDEO/ Haland i papërmbajtshëm, realizon dopietë në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 20:42

VIDEO/ Haland i papërmbajtshëm, realizon dopietë në ndeshjen e parë të kampionatit

Borusia e Dortmundit e nisi sezonin e ri me triumf fantastik në shtëpi përballë Mynshenglabah. Protagonist në sfidën e sotme ishte ylli i verdhezinjve Erbling Haland, i cili realizoi dopietë në fitoren 3-0.

hALAND

Ishte 17-vjeçari Rejna, ai që hapi serinë e golave në minutën e 35-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës, verdhezinjtë, realizuan edhe 2 herë të tjera me Haland, në minutat 54 dhe 77. Danezi fillimisht realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54-t, teksa në të 77-tën vulosi takimin pas asistit të Sanços.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"